HomeSport

Supersfida ndaj Skënderbeut, Tirana cakton stadiumin

Tirana do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut ditën e shtunë në orën 17:00. Një ndeshje e rëndësishme për bardheblutë që kërkojnë fitoren e radhës në kampionat duke parë që janë vetëm një pikë larg Kukësit kryesues.

Për këtë takim drejtuesit e klubit kanë vendosur që kjo ndeshje të luhet në stadiumin “Air Albania” në mënyrë që të kenë më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Një takim mjaft i rëndësishëm për bardheblutë që do të luhet një impiant modern aty ku Tirana ka arritur të marrë 2 fitore në dy ndeshjet e luajtura.


TË NGJASHME