HomeShowbiz

“Supreme”/ Projekti i parë i këngëtares më të re, Elma

Botës së muzikës pak ditë më parë iu shtua një këngëtare e re dhe super e talentuar. Ajo quhet Elma dhe vjen me projektin e saj të parë për publikun shqiptar. Kënga titullohet “Supreme” dhe shoqërohet nga një klip plot stil dhe femëror.

Me një zë karakteristik, Elma solli një projekt ndryshe nga ç’kemi dëgjuar. Bashkëkohore, stil dhe me një tekst të veçantë, mund të themi se ishte një fillim i mirë. 21- vjeçarja muzikën e ka pasion që fëmijë, ku edhe është angazhuar në koncerte të ndryshme në të gjithë vendin.

Ajo gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice”. Edhe pse është projekti i saj i parë për publikun, Elma vlerëson faktin që brenda 24 orëve kënga ka arritur shifrën e 28 mijë klikimeve. Ideja e këngës lindi thjesht nga pasioni që Elma ka për muzikën.

“Kënga flet për një histori dashurie, është një histori tipike të rinjsh, si një lojë dhe
nuk është aspak personale”, u shpreh këngëtarja. Fakti që nuk ka përdorur një figurë mashkulli në klip, tregon se Elma dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes figura e femrës.

Ky ishte prezantimi i saj i parë me “Supreme” dhe duket mjaft premtuese në botën e muzikës.


TË NGJASHME