HomeSport

Surpiza në Ligue 1, Rennes mposht PSG

Në javën e dytë të Ligue 1në Francë, Rennes, bën surprizën e madhe duke mposhtur me rezultatin 2-1 kampionët në fuqi PSG. Edhe pse parizienët shënuan të parët me Edinson Cavani, nuk arritën të siguronin fitoren.

Në minutën e 36-të, Cavani arriti të kalojë në avantazh PSG, por një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Niang arriti të barazojë shifrat pas një asisti të Traore. Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga Rennes, që përmbysën rezultatin me anë të Romain del Castillo në minutën e 48-të.

Vendasit i morën tri pikët e dyta në këtë përballje, duke e befasuar kampionin e Ligue 1.


TË NGJASHME