HomeSport

Surpriza e kampionatit, fillojnë largimet nga skuadra e Bylis

Në Ballsh janë të surprizuar me ecurinë e Bylis. Mbase edhe tifozi më i thekur nuk do e kishte menduar se pas ngjitjes në Superligë, skuadra e drejtuar nga Dovedan do e mbyllte vitin 2019 në vendin e dytë të klasifikimit dhe 30 pikë të koleksionuara pas 17 javësh. Kjo ecuri fantastike ka bërë që drejtuesit të mendojnë seriozisht për përforcimin e grupit, duke sjellë dhe lëvizjet e para në merkaton e janarit.

Mësohet se trajneri Dovedan i ka kërkuar presidentit Kapllanaj afrime cilësore në çdo pozicion. Shpeshherë pas ndeshjeve, serbi i pankinës është shprehur i pakënaqur me grupin dhe inmpenjimin e disa prej individëve. Kjo situatë ka sjellë edhe “skarcimet” e para në skuadër, me Frederik Opokun që është zyrtarisht i larguar. Në dyshim është edhe e ardhmja e Diego Celis, me lojtarin që takohet me drejtuesit për të vendosur për të ardhmen.


TË NGJASHME