HomeSociale

Surprizat e motit, ja si do jetë në ditët pasardhëse

Duke nisur nga dita e nesërme kushtet atmosferike do sjellin surpriza.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, nesër do të ketë rrebeshe shiu në të gjithë vendin, ku më te dendurat do të jenë në zonat jugore-juglindore. Ndërkohë, gjatë fundjavës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.

“Dita e nesërme, sjell rrebeshe shiu ne te gjithë vendin, me te dukshme ne zonat jugore-juglindore. Ne fundjave pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-sjelle kthjellimet ne territor. Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie duke u luhatur nga 9 grade C mengjesi deri ne 29 – 30 grade C mesdita”, thuhet në sqarimin e Meteoalb.


TË NGJASHME