HomeSport

Surprizat tronditëse në champions league

Ky edicion i garës i ka prodhuar tashmë disa rezultate tronditëse, në fazën grupore dhe në atë të eliminimit direkt.

Real Madrid 1:4 Ajax

Kishte kaluar shumë kohë që prej kur Real Madridi ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve, por Ajaxi shkoi në Santiago Bernabeu edhe pse e kishte humbur ndeshjen e parë 2:1, dhe korri një fitore mbresëlënëse prej 4:1 për të kaluar në çerekfinale.Risultati immagini per real madrid ajax

Juventus 3:0 Atletico Madrid

Juventusit i duhej t’i shënonte të paktën tri gola dhe të mos pranonte asnjë për ta përmbysur fitoren 2:0 të Atletico Madridit në ndeshjen e parë, dhe pikërisht këtë e bëri.

Cristiano Ronaldo mori vëmendjen sepse i kaloi ekipin në çerekfinale duke realizuar het-trik.

Risultati immagini per juventus atletico

PSG 1:3 Manchester United

Paris Saint-Germaini i Thomas Tuchel ishte shumë i lumtur me fitoren 2:0 në Old Trafford në ndeshjen e parë mes tyre, por dy gola nga Romelu Lukaku dhe një penallti në sekondat e fundit nga Marcus Rashford i ndihmuan anglezëve të kalojnë në mesin e tetë më të mirëve.Risultati immagini per PSG 1:3 Manchester United

 

Porto 3:1 Roma

Roma shkoi shumë larg vitin e kaluar në Champions, dhe e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi 2:1 kundër Portos, por u eliminua në 1/8 e finales këtë sezon pasi humbi në kohën shtesë në Portugali.Risultati immagini per Porto 3:1 Roma

Manchester City 7:0 Schalke

Dueli mes tyre ishte i barabartë sepse Manchester City mezi e kishte fituar ndeshjen e parë 3:2 në Gjermani, por gjiganti anglez befasoi të gjithë duke ia shënuar Schalkes plot shtatë gola në ndeshjen e kthimit. Risultati immagini per Manchester City 7:0 Schalke


TË NGJASHME