HomeShowbiz

Çifti i njohur i ‘Hollywood’ së shpejti prindër për herë të tretë

Premiera e ‘Pokemon’ mbrëmjen e kaluar ka qenë një natë e mbushur plot surpriza. Krahas filmit të ri që më në fund po shfaqet për të gjithë fansat, vëmendjen maksimale e mori Blake Lively, e cila zbuloi për herë të parë shtatzëninë. 31-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan të verdhë për të mbështetur bashkëshortin e saj Ryan Reynolds.

Nëna e dy fëmijëve shkëlqente dhe fansat u surprizuan shumë, pasi shtatzënia kishte evoluar shumë dhe askush nuk dinte gjë për të. Por ky detaj nuk është një çudi, pasi Ryan dhe Blake gjithmonë kanë ditur si të mbajnë larg vëmendjes mediatike familjen. Fëmija pritet të vijë për pak muaj, ndërsa emocionet e çiftit vetëm shtohen.


TË NGJASHME