HomeSport

Surprizon PSG, kërkon shkëmbimin Neymar-Pogba

Largimi i Pogba nga Manchester United, është diçka e pashmangshme, madje edhe klubi ka rënë dakort për të lënë të lirë francezin.

Për shërbimet e Pogba, janë interesuar Real Madrid dhe Juventus. Mirëpo së fundmi, është edhe PSG, që ka shfaqur interesim të veçantë për mesfushorin francez. Ndryshe nga Real Madrid apo Juventus, PSG, ka surprizuar me ofertën që pritet ti bëjë klubit anglez.

Sipas mediave angleze, PSG është e gatshme të kryejë një shkëmbim mes Pogba dhe Neymar. Një superofertë tunduese dhe që hedh poshtë të gjitha ofertat e tjera të Juventus apo Real Madrid.

Situata e Pogba është shumë interesante dhe po merr vëmendjen mediatike nga interesi që kanë shfaqur ekipet e mëdha.


TË NGJASHME