HomeSport

Surprizon Ramos: Dua të përfundoj karrierën në Madrid

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, shkruan se në konferencën për shtyp të kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos, u sqarua njëherë e mirë çështja për të ardhmen e tij dhe ecurinë e ekipit.

“Unë dua të përmbush kontratën time dhe të dal në pension këtu dhe ditën kur do të lë ekipin do të largohem nga porta e madhe. Mendoj se e meritoj për vitet që kam kaluar këtu, që kam lënë jetën dhe shpirtin tim. Jam i lumtur këtu. ”

Në deklaratën për shtyp, Ramos është ndalur edhe te marrëdhënia që ka me presidentin Florentino Perez: “Ne kemi një marrëdhënie si babai me djalin dhe gjithmonë ka fërkime. Kush nuk ka luftuar me babain e tij. Zgjidhja më e mirë ka qenë që të ulemi ballë për ballë dhe të mos lejojmë ndërmjetës. Kishte gjëra që nuk më pëlqejnë dhe që më kishin lënduar dhe më duhej të flisja me të.”

Përsa i përket lajmit për një ofertë që kishte ardhur për të nga Kina, Ramos u shpreh: “Në asnjë moment nuk kam kërkuar të largohesha e aq më pak falas. I thashë Perez se kisha një ofertë dhe biseduam. Oferta është në tryezë dhe unë nuk jam një person që gënjen. Takimi ishte shumë normal, shumë i qetë, parashtrova një propozim që ishte në tryezë, fola me trajnerin tim dhe presidentin tim. Ne flasim për gjëra të caktuara, por kjo nuk do të thotë se unë do të shkoj ose që unë dua të shkoj falas. Ishte një takim privat që më vonë u bë publik. Ju duhet të sqaroni gjëra të caktuara në mënyrë që njerëzit të mos kenë dyshime “.


TË NGJASHME