HomeSport

Suso tërheq vëmendjen e Realit

Me 4 gola dhe 7 asist, Suso është futbollisti më produktiv i Serisë A së bashku me Cristiano Ronaldon (7 gola dhe 4 asist).

Për këtë arsye, spanjolli i Milanit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, mes të cilëve edhe Real Madrid. Sipas Sportmediaset, madrilenët janë gati që të paguajnë klauzolën e Susos, që Milani e ka vënë 40 milionë euro.

Kjo ka vënë në alarm edhe drejtuesit e Milanit, që kanë mbajtur disa takime me menaxherin e lojtarit, të cilit i kanë ofruar rinovimin me pagë më të lartë dhe me një klauzolë prej të paktën 60 milionë eurosh.

Për Suson janë interesuar edhe Chelsea dhe Atletico Madrid.


TË NGJASHME