HomeSociale

Sygjeron Pipero: Në fund të majit të hapen të gjitha zonat

Lidhur me situatën në vendin tonë nga koronavirusi, mjeku Pëllumb Pipero tha se në fund të këtij muaji Shqipëria nuk do të ketë më kufizime në lëvizje.

Gjithashtu ai sugjeron që në fund të majit të hapen të gjitha zonat.

Mjeku theksoi se intensiteti i virusit ka rënë dhe se numrat janë në ulje të qëndrueshme.

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes. Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”


TË NGJASHME