HomePolitikë

Tabaku: Shqipëria është bërë vendi kyç i …

Jorida Tabaku, përfaqësese e Partisë Demokratike, thotë se Shqipëria është bërë vend kyç sa i takon trafikut të drogës. Duke iu referuar rastit të fundit të 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, Tabaku thekson se kompania ‘Alba Exotic Fruit’, në kontenierët e së cilës ishte fshehur droga, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar.

“Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar”, thotë Tabaku.

Sipas ish-deputetes demokrate, për t’u plotësuar kushti gjerman për luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike duhet vullnet politik, çka i mungon mazhorancës.

Reagimi i plotë

Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk eshte kjo Shqiperia qe meritojne femijet tane, nuk eshte kjo rruga Europiane e Shqiperise! Me Edi Ramen nuk mund te kete Shqiperi europiane!


TË NGJASHME