HomeSociale

Tabela në rrugë çorienton shoferët, reagon polícia për shenjat nga “Squid Game”

Një tabelë e vendosur në autostradën M4 në Mbretërinë e Bashkuar ka rrëmbyer vëmendjen e shoferëve dhe rrjeteve sociale duke e lidhur direct me simbolet e famshme të serialit “Squid Game”.

Është dashur reagimi i polícisë për t’i bindur njerëzit që tabela nuk iu çon në lojën “Squid Game”.

Polícia e Thames valley Road shkroi në Twitter:

“Mirëmbrëma të gjithëve! Në konfirmojmë që tabelja e vendosur në M4, seksioni 5 nuk iu çon në lojën popullore të serialit të Netflix “Squid Game”. Janë thjesht udhëzime për devijimin e rrugëve gjatë punimeve në rrugë. Pheë!”

Squid Game është një serial ku të rriturit luajnë lojëra fëmijërie në një turne vdékjeprurës për çdo të eleminuar.

Kujtojmë gjithashtu drama koreane “Squid Game” është seriali më i shikuar ndonjëherë në Netflix me 111 milionë shikime brenda 28 ditëve.


TË NGJASHME