HomePolitikë

Tabelat dygjuhëshe, Rama: Ja pse i hoqëm

Kryeministri Edi Rama në kuadër të “Java e Europës” ka folur dhe për tabelat dygjyhëshe në jug të Shqipërisë.

Rama tha se tabelat nuk u hoqën për të provokuar minoritetin grekj, por pasi ishin jashtë kritereve tekknike.

Ai tha se ato do të rivendosen përsëri brenda kritereve të lejueshme. Ai tha se po të ishin zbatuar kriteret, tabelat nuk do të ishin hequr.

Kryeministri theksoi se ky debat nuk duhet të dëmtoj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ne jemi një vend europian.

“Për Greqinë dua të them se sa rëndësi ka procesi dhe sa shumë është bërë për ta dinamizuar këtë marrëdhënie duke adresuar probleme të vjetra dhe duke bërë çmos që të mos shfaqen si të reja do të sjellë dy gjëra në vëmendje. Marrëveshjen për kufirin detar, nuk dua ta zgjas, tradhtar ne këtej dhe ata andej, dmth se procesi po shkon si duhet, pasi nuk ka mundësi që të dyja palët po tradhtojnë vendin e tyre.

Do të thotë se të dy palët po kërkojnë rrugën e arsyes dhe zgjidhjes që është e duhura për të dyja vendet. Dhe deri te gjërat e vogla. U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha cfarë nuk u tha këtej, u ç’u pasua andej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe të pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Nuk u hodhën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin duke vendosur kunjën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për europën, flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi” tha Rama.-tha Rama.


TË NGJASHME