HomePolitikë

Tahiri flet për kurbanët në Parlament e Qeveri

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka folur prere per mediat, duke kerkuar te shuajne cdo kureshje per te nesermen e tij, nese do te jete ne politikë apo ajo, pasi sot, atij i intereson vetem drejtesia. 

Ai ka komentuar edhe pyetjen qe i eshte bere shpesh here, e per te cilen, ka pranuar se eshte trembur, nese do te behej ai kurban apo jo.

“Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë”, ka thene ai, duke treguar se ka plot te tille ne qeveri, parlament dhe politike, si edhe jashte tyre, pasi nuk jane njerez te lire te mendojne, e flasin, por vetem te bejne sic u thone.

Deklarata e Tahirit 

Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban, a s’do te behesh kurbam edhe me fuyeni kur e beni si pyetje. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë te garantoj qe ka pasur e ka në parlament, jashte parlamentit, ne qeveri, jashte qeverise, ne politike, njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë te mendojne, të flasin po nuk i thanë çfarë te flasin. Kam njohur burra që kane bere burg, qe kane qene te lire edhe jane, se ka te beje sa i lire je ne mendje, jo sa te lira i ke duart. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, ka nje katalog te tere njerezish nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo, une jo. Dhe shuajeni kuriozitetin tuaj me të ardhmen time në politikë, unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Mua më intereson drejtësia. Dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë, nuk më interesojnë, më intereson drejtësia.”


TË NGJASHME