HomeLajmi i Fundit

Tahiri në gjyq: Po më dënoni se…

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se vendimi do të bëhet publik rreth orës 16:00. 

Ndërkohë që brenda në sallën e gjyqit, ish-ministri mësohet se ka deklaruar: Jam i pandehur vetem sepse i kam shitur makinen vellait te dy trafikanteve, i cili nuk ka qene i denuar.

“Disa njerez nuk pergjigjen as per vellezerit e tyre”- ka thene Tahiri ne gjyq, duke shtuar me tej se ia ka kushtuar jeten punes si minister i Brendshem.

“Punova si minister edhe kur me vune bombat ne shtepi. Rama eshte shefi im i madh ne politike, as une e as Rama nuk jemi shefa ne raport me krimin”, -mësohet të ketë thënë Tahiri.

Lidhur me kohën e dhënies së vendimit, kanë qenë gjyqtarët ata që kanë deklaruar se “nuk do te jepet vendimi para ores 16:00”.