HomeSport

Takaj akuzon për ndërhyrje të fortë, ja kush i bëri “gropën” Skënderbeut

“Ata që e nisën atë punë me Skënderbeun, edhe pse nuk janë tashmë pjesë e kësaj çështjeje, me sa duket, qenkan shumë të fortë, kështu që edhe në KAS ndikojnë”, deklaroi dje Takaj për “Panorama Sport”, por pa përmendur emra konkretë.

Mirëpo, gazeta zbulon se dosja “Skënderbeu” është kompletuar në kohën kur shefi i Departamentit për Integritetin dhe Disiplinën në UEFA ka qenë spanjolli Emilio Garsia, i cili në vitin e kaluar, kur u dënua klubi korçar, menjëherë u rrit në detyrë. Ai u emërua në FIFA, pikërisht shefi i zyrës së Integritetit dhe Disiplinës.

Por kush janë inspektorët e Etikës dhe Disiplinës që nisën hetimin disiplinor për Skënderbeun dhe më pas mendohet se u tërhoqën? Më konkretisht, me kërkesën për skuadrën korçare janë marrë belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernendez-Palacios. I pari është një ekspert në fushën e basteve, i cili është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009. Jo vetëm kaq, por institucioni europian i futbollit i ka dhënë belgut drejtimin e zyrës së antikorrupsionit.

Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në dimrin e vitit 2005, kur informoi presidentin e St. Truidenit mbi lëvizjet e dyshuara të koeficienteve të basteve në sferën aziatike. Ndërsa spanjolli Palacios është një jurist, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në studion ligjore “Sport Advisors”. Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijarit, i biri i Angel Vijarit, ish-president i Federatës Spanjolle, që u arrestua për korrupsion.


TË NGJASHME