HomeSport

Takaj nuk heq dorë, Skënderbeu vazhdon përforcimet në merkato

Dënimi i Skënderbeut ishte një goditje e rëndë për klubin korçar, megjithatë drejtuesit e klubit, po përpiqen ta kalojnë këtë fazë dhe të vazhdojnë përpara për sezonin e ri. Drejtuesit e klubit po përpiqen të përforcojnë skuadrën dhe kanë arritur akordin me Ilir Dajën. Me këtë të fundit, pritet vetëm zyrtarizimi dhe nga ana tjetër edhe për organikën e ekipit po punohet fort.

Marvin Turtulli, ish-mbrojtësi i Tiranës, ka qenë sot në kompleksin “Tropikal”, ku praktikisht ka limuar çdo detaj të kontratës së tij. Ndërkohë, pas largimit të Aldo Teqes, Ardjan Takaj ka vendosur t’ia besojë kuadratin Enea Koliçit, ish-portierit të Flamurtarit, që ofron garanci dhe eksperiencë.

Të gjitha këto lëvizje bëhen për të patur një Skënderbe kompetitiv, pasi çdo gjë mbetet e varur me verdiktin final të Gjykatës Supreme Federale të Zvicrës, ku korçarët pretendojnë të marrin pafajësinë në lidhje me ndëshkimin për trukim dhënë nga UEFA dhe i konfirmuar nga CAS. Ndaj ky investim i Takajt mund të jetë vetëm për një vit. Më pas gjithcka mbetet për t’u parë.


TË NGJASHME