HomeBotë

Takim historik: Kim Jong-un në Korenë e Jugut

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut. Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore.

Pjesa më e medhe e temave të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje. Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi Librin e Miqve.

“Tani fillon historia e re dhe epoka e paqes”, shkroi Kim Jong-un.

Ulja e parë në tryezë me distancë të saktë prej 2018 milimetrash nga njëri-tjetri ishte pjesë e ceremonive formale, ndërsa liderët shkëmbyen fjalët e bukura të momentit, pasi samiti i vërtetë nis më vonë. Në takimin e shkurtër, dy liderët shprehën shpresën e tyre për një diskutim të sinqertë dhe shkëmbim të ngrohtë idesh gjatë samitit/top-channel.tv


TË NGJASHME