HomePolitikë

Takimet në Berlin, Rama: Mesazhi ishte…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy takime në kuadër të vizitës së tij në Berlin për samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama i ka konsideruar këto takime pozitive, ndërsa shtoi se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim’, shkruan kreu i qeverisë.


TË NGJASHME