HomePolitikë

Takimi i Kurtit me homologun kroat, Plenkoviç: Mbështesim Kosovën…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e sotme në Mynih homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.

Gjatë këtij takimi, Pllenkoviçi i ka thënë Kurtit se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën të afrohet me BE-në, sikurse edhe për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, e uruam për marrjen e detyrës dhe e njoftuam me prioritetet e BE-së gjatë kryesimit të Kroacisë, në mesin e të cilave është vazhdimi i dinamikës së zgjerimit të BE-së si dhe mbajtja e Samitit të Zagrebit”, tha Plenkoviç në një postim në Twitter.

Ndërsa Kurti përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar shkurtimisht se ka takuar liderë të vendeve të rajonit, si atë të Sllovenisë, Sllovakisë, Kroacisë e të Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME