HomePolitikë

Takimi me delegacionin e BE, flet Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit me delegacionin e Bashkimit Evropian, u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në qershor të vitit 2021, ndërsa ato vendore më 2023.

Balla u shpreh para gazetarëve, se ka diskutuar me delegacionin e BE për nevojën e zgjedhjes së kryebashkiakëve në tre bashkitë e vendit, Shkodër, Durrës dhe Vorë, pas largimit të kryebashkiakëve të 30 qershorit, të cilët u prekën ngë ligji i Dekriminalizimit.

Kreu i Grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, tha gjithashtu se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe se “Venecia”  ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetueshmërinë e tyre.

Po ashtu, Balla tha se do i kërkojnë Presidentit, Ilir Meta, të dekretojë sa më shpejt datën për zgjedhje në këto tri bashki, në mënyrë që të zgjidhen kryebashkiakët e rinj.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor të 2021, ato të përgjithshme, zgjedhjet vendore i bie të jenë në qershor të 2023. Nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Pjesë e këtij diskutim ka qenë edhe fakti që Presidenti për tre bashki, për të cilat mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikimet e Kushtetutës, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sa i përket Durrësit dhe Vorës jemi në kushtet e emergjencës civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar Presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje. Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetueshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjecvar, që përfundon më 2023. Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar”, deklaroi Balla.


TË NGJASHME