HomePolitikë

Takimi me Donald Trump, mbërrin në Vietnam Kim Jong-u

Kim Jong-un ka mbërritur në Vietnam ditën e sotme, pas një udhëtimi maratonë me tren për një takim të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, me botën që po kërkon të shoh progres konkret në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Pas një takimi historik në Singapor, në qershor të vitit të kaluar, që prodhoi një deklaratë me fjalë të vakëta për arsenalin bërthamor të Kim Jong-unit, analistët thonë se samiti i dytë në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, duhet të vendosë “pikat mbi i”.

Treni i Kim Jong-unit hyri në stacionin vietnamez Dong Dang, pas një udhëtimi prej 4.000 kilometrash përmes Kinës, që zgjati dy ditë e gjysmë, i rrethuar nga fshehtësia.

Ai është i pari udhëheqës koreano-verior që viziton Vietnamin pas gjyshit të tij, Kim Il-sung në vitin 1964.

Pas ceremonisë u përsërit një skenë e parë edhe më herët, me Kim Jong-unin që ngjitet në Mercedesin që e priste dhe rojet që vraponin përkrah mjetit.

Trump, ndërkohë, ka ndjekur një trajektore më konvencionale drejt takimit, në bordin e “Air Force One”, e pritet të mbërrijë në Hanoi më vonë gjatë ditës. Në një postim në “Twitter”, ai ka thënë se pret një takim të dytë shumë produktiv me Kimin.


TË NGJASHME