HomePolitikë

Takimi me kryeministren May, Trump: Do të kemi marrëveshje shumë të rëndësishme

Raportet ekonomike mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ishin në qendër të takimit që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të martën në vend në kuadër të vizitës së tij. Trump njoftoi se palët do të punojnë për një marrëveshje të re tregtare e cila do të jetë më e ndershme për të dyja palët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i dha të martën një karakter më politik vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Ai takoi kryeministren britanike Tereza Mej në selinë e saj, për të marrë pjesë në një mëngjes pune në shoqërinë e dhjetëra përfaqësuesve të biznesit nga të dyja vendet.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi partneritetin e rëndësishëm tregtar mes dy aleatëve dhe paralajmëroi marrëveshje të reja dypalëshe.

Trump: “Ka shumë mundësi për ta zgjeruar më tej partnerin tonë. Për këtë do të punojmë duke nisur nga sot për një marrëveshje të qenësishme dhe shumë të ndershme që ta kemi gati brenda disa javëve.”

Kryeministrja në ikje Mej tha se përmirësimi i raporteve është në interesin edhe të 1 milionë qytetarëve amerikanë që punësohen në Britaninë e Madhe..


TË NGJASHME