HomePolitikë

Takimi me Metën , flet kreu i PR-së: Presidenti vlerësoi kërkesën tonë, por…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit me presidentin Ilir Meta tha për mediat se ky i fundit është në një mendje me aleatët e Bashës për krizën politike.

Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona, në vlerësim të kërkesës tonë do të marrë qëndrimet e veta në diskutim edhe me palët e tjera. Presidenti është në të njëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë, por ka edhe angazhimin që palët të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit’, tha Mediu.

Mësohet se pesë aleatët e Bashës, i paraqitën Presidentit Meta, platformën e prezantuar për marrëveshje kushtetuese, për të iniciuar një konsensus të gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike.


TË NGJASHME