HomePolitikë

Takimi me Presidentin, Basha zbardh bisedën

Paraditen e sotme Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me opozitën e bashkuar në rezidencën nën zbatimin e masave të distancimit social.

Në fokus të këtij takimi medohet se kanë qenë tema të aktualitet politik si Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër dhe nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë.

Mësohet se kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Ai theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik.

Kryedemokrati Lulzim Basha në një postim në “Twitter”, shkruan se  shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët dhe se Rama është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Basha deklaron se  me Presidentin Meta kanë diskutuar për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.

Postimi

Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

foto galeri
foto galeri

K.S/GotaNews


TË NGJASHME