HomePolitikë

Takimi me zyrtarin amerikan, Basha zbulon detaje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbajti një takim ditën e sotme me zyrtatin amerikan Matthew Palmer. Përmes një postimi në twitter Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ishte situata politike në vend, krimi dhe korrupsioni.

Basha ndër të tjera shprehet se përkushtimi i përbashkët për demokraci dhe mirëqeverisje është rruga e vetme për stabilitetin e Shqipërisë në BE.

Bisede e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Perkushtim i perbashket per demokraci, shtetin e se drejtes dhe mireqeverisjen si rruga e vetme per stabilitet dhe Shqiperine ne BE.”, shkruan Basha në twitter.


TË NGJASHME