Lajme Politikë

Takimi Rama-Mitsotakis, ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e stome një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohë, Kryeministria ka zbardhur detaje nga takimi që u zhvillua në Greqi mes dy kryeministrave.

Mitsotakis ka deklaruar në takim se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Sipas njoftimit të bërë nga Kryeministria, mësohet se Mitsotakis theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellët të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Deklarata e Kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve. Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.
Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi

Related posts

Heroi i derbit Icardi, dhuron një puthje të zjarrtë

Mila

Ngjarja në Kavajë, si u përplasën vëllezërit mes tyre

Xhensila Gotanews

Elbasan, plagoset me thikë një 46-vjeçar

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!