HomePolitikë

Takimi Tsipras-Zaev, Bushati: Mesazh për rajonin

Ish-kryediplomati Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në twitter ka përshëndetur takimin historik mes kryeministrit të Greqisë Tsipras dhe atij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev që u mbajt ditën e sotme në Shkup.

Bushati shprehet se ky është një mesazh për të gjithë rajonin.

Një lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia ndërsa dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Tsipras u takuan sot në Shkup. Takimi i parë bilateral në një vizitë zyrtare që nga pavarësia në vitin 1991. Një mesazh me shumë kuptim për gjithë rajonin: të bëjmë histori më mirë sesa të ndahemi prej saj” shkruan Bushati.


TË NGJASHME