HomeRajon

Takohen sot Hoti dhe Vuçiç në praninë e Merkel dhe Macron

Takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Hoti dhe Vuçiq do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të taksës së mallrave serbe të vendosuara nga qeveria e Kosovës, e cila u pasua më vonë me masa reciprociteti, për t’u hequr më pas nga Qeveria e Hotit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME