HomePolitikë

Taksa 100%, Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili vijon garën për zgjedhjet e përgjithshme u ndal tek aplikimin e taksës, ndërsa shtoi se më këtë lëvizje Kosova arriti t’i tregojë vendin Beogradit zyrtar.

Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Republikës së Kosovës e mbështesin këtë kauzë të forcimit të shtetit dhe demokracisë. Sipas tij, qytetari i Kosovës për herë të parë e kuptoi se çfarë do të thotë t’i bësh bllokadë ekonomike një vendi.

“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit’, ka thënë Haradinaj.


TË NGJASHME