HomeEkonomi

Taksat vendore tani mund të likuidohen online

Të gjithë bizneset por edhe qytetarët mund t’i paguajnë online taksat vendore. Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave që sqaron se bizneset dhe qytetarët të cilët paguajnë taksa dhe tarifa vendore tashmë mund të printojnë Njoftim Detyrimin si dhe të kryejnë likuidimet përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë.

Së shpejti njofton Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, të gjithë subjektet dhe qytetarët do të mund të aplikojnë dhe të pajisen me vërtetim për likuidimin e taksave dhe tarifave vendore përmes platformës elektronike e-Albania.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave tashmë bizneseve dhe qytetarëve nuk do t’u kërkohet asnjë dokument që mund të nxirret nga punonjësit e administratës.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar gjithashtu të gjithë subjektet të cilët rezultojnë debitorë ndaj Bashkisë Tiranë, të shlyejnë detyrimet brenda afateve të përcaktuara për të shmangur masat e mëtejshme/balkanweb.com


TË NGJASHME