HomeShowbiz

“Taksirat shpirt këtu…”, Flori Mumajesi reagon publikisht për gjendjen e Fifit

Kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi njihen nga publiku për miqësinë e tyre të ngushtë dhe bashkëpunimet artistike të suksesshme që kanë prodhuar sëbashku. Pas situatës aspak të lehtë që Fifi po kalon në Big Brother VIP, Flori i ka dalë në mbështetje Fifit përmes një postimi në Instagram, ku krah një videoje ka përcjellë dhe një mesazh.

Ai shkruan:

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me hélmin brenda tyre! Të kryqézuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior, të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”

Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…”


TË NGJASHME