HomeSport

Talenti Haaland, në garë futet edhe Milan

Erling Haaland është kthyer në një “fiksim” për pjesën më të madhe të klubeve europiane, të gjithë duan shërbimet e sulmuesit të Salzburg. Në mënyrë surprizë në garë për sulmuesin norvegjez është futur dhe Milan, madje me një ofertë konkrete. Në janar futet në fuqi klauzola e tij e largimit, 30 milion euro, një shifër të cilën mund ta përballoj edhe Milan.

Boban-Maldini, dyshja e Milanit, janë takuar me agjentin e tij, Mino Raiola duke i ofruar një kontratë 5 vjeçare nga ku Haaland do të përfitoj 5,5 milion euro në sezon. Duket e vështirë që Milan të konkurroj me këtë ofertë por gjithsesi shpresojnë shumë që vetë lojtari të zgjedh kuqezinjtë.

Me Mino Raiolën së fundmi janë takuar edhe drejtuesit e Man.United të cilën ofertën e parë janë kanë bërë pikërisht agjentit të sulmuesit. “Djajtë e kuq” janë të gatshëm ti paguajnë Mino Raiolës 14 milion euro komision nëse bind sulmuesin të transferohet tek Man.United.


TË NGJASHME