HomeSport

Talenti i Chelsea drejt Kombëtares A, Reja mund ta testojë në sfidat e ardhshme

Muaji nëntor, është muaji i sfidave të Kombëtareve. Edhe kombëtarja jonë, do të zhvillojë dy ndeshje, njërën në Elbasan dhe tjetrën në stadiumin e ri, “Arenën Kombëtare”.

Armando Broja, është një prej emrave më të përfolur, që mund të sillet si risi në listën e lojtarëve që tekniku Reja mund të grumbullojë për këto dy sfida.

Broja aktivizohet për të rinjtë e akademisë së Chelsea në Angli dhe paraqitjet e tij kanë bërë që të tërheqi vëmendjen e trajnerit Reja. Futbollisti mund të ketë disa minuta në dispozicion në ndeshjen kundër Andorrës.

Edhe në moshë, Broja është i përshtatshëm për ekipin e Shpresave ap U-19, megjithatë, pas afrimit të Lindon Selahit dhe Taulant Seferit, Broja mund të jetë fatlumi i radhës.


TË NGJASHME