HomeSport

Talenti me origjinë shqiptare Emanuele Ndoj, pranë transferimit te Milan

Emanuele Ndoj, është një futbollist me origjinë shqiptare, që së bashku me Sandro Tonali, kanë qenë dy nga futbollistët më të spikatur në skuadrën e Brescia në Itali.

Megjithatë, sipas “TuttoMercatoWeb”, mesfushori 22-vjeçar mund të largohet nga ky ekip, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me presidentin e klubit. Sipas asaj që shkruhet në artikullin e të përditshmes italiane, për talentin Ndoj, ka shfaqur interesim edhe Milan.

Marco Giampaolo, trajneri i ardhshëm i Milan, e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe mendohet tu kërkojë drejtuesve transferimin e tij në Milano. Me Brescian, Ndoj ka luajtur 72 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Për shqiptarin kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij. Veç Milan për mesfushorin e talentuar, interesohet edhe Bologna, por një ofertë nga Milan, është gjithmonë tunduese.


TË NGJASHME