HomeSport

Talenti portugez Joao Felix, gjithmonë e më pranë Atletico Madrid

Talenti portugez, João Félix, i shumëkërkuar nga klubet më të mëdha të Europës si Manchester City apo Juventus, mesa duket ka vendosur për të ardhmen e tij. Dhe klubi që mendohet se Felix do të vazhdojë karrierën, është Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të portugezes “Record”, 19-vjeçari ndodhet në Madrid për të nënshkruar me Atleticon. Fillimisht, talenti portugez ishte pranë nënshkrimit me Manchester City, por mesa duket Atletico u tregua më e shpejtë dhe arriti akordin me lojtarin dhe Benfica.

Plot 120 milionë euro është shifra që Atletico do të paguajë për të siguruar shërbimet e Joao Felix, që shihet si zëvendësuesi perfekt i Griezmann.

19- vjeçari cilësohet si një ndër talentet më të mirë në qarkullim dhe pritet me shumë interes zhvillimi i tij në Spanjë.


TË NGJASHME