HomeUdhëtime

Tani mund të vizitoni Titanikun, por do t’ju kushtojë…

Gjatë verës së këtij viti do të organizohen një sërë ekspeditash për të parë Titanikun e fundosur që prej 15 prillit të vitit 1912, pas përplasjes me një ajsberg në oqeanin Atlantik të Veriut.

Udhëtimet e organizuara nga OceanGate Expeditions, kanë si qëllim që të fotografojnë dhe filmojnë Titanikun për kërkime shkencore. Anija është e pasur me jetë detare dhe një pjesë e qëllimit të ekspeditës do të jetë dokumentimi i tyre.

Por, çmimi për këtë ekspeditë nuk është pak. OceanGate kërkon ndër të tjerë njerëz për misionin, të cilët duhet të paguajnë vlerën e mbi 12 milionë lekë të reja.


TË NGJASHME