HomeTeknologji

Tani prindërit mund të caktojnë, sa kohë mund të kalojnë fëmijët e tyre në TikTok

TikTok së fundmi është një nga aplikacionet me shikueshmëri më të lartë sidomos prej fëmijëve, kështu që kompania po u jep prindërve më shumë kontroll se sa kohë fëmijët e tyre mund të kalojnë në këtë aplikacion sipas një postimi të ri në blog nga Cormac Keenan, kreu i sigurisë në EMEA.

Kompania gjithashtu u bashkua me disa nga personalitetet e saj më të ndjekur për të krijuar video që i kujtojnë atyre të dalin nga TikTok.

Këto video priren të shfaqen pasi dikush ka kaluar një kohë të gjatë duke shikuar video pa ndaluar.

Modaliteti i Sigurisë Familjare nga TikTok gjithashtu do t’u lejojë prindërve të kufizojnë se kush mund t’i dërgojë fëmijës së tyre një mesazh të drejtpërdrejtë ose të fikin opsionin për të marrë mesazhe direkte.

Gjithashtu mund të kufizojnë llojin e përmbajtjes që fëmijët mund të shohin gjatë përdorimit të aplikacionit.

Ky opsion aktualisht është në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar, por do të dalë në shtetet e tjera në javët e ardhshme.


TË NGJASHME