HomeShowbiz

Tapeti i kuq i Grammy’s: Kjo është ngjyra më “In” e 2019-ës!

Rikthimi i ngjyrës rozë është ajo që vumë re kudo në mesin e të famshëmve që ishin pjesë e çmimeve Grammy.

Evente të tilla dhe paraqitjet e të famshëmve janë ato që sjellin trende dhe influencojnë zgjedhjet e modës që bëjmë më pas. Ndaj dhe tapeti i kuq i Grammy-t ishte prova që na duhej për të thënë se roza është ngjyra më in e 2019-s.

Nga “Balmain” te “Armani Prive”, emrat më të mëdhenj të modës sollën trendin e ngjyrës rozë në tapetin e kuq të çmimeve Grammy. Katy Perry me një fustan gjeometrik dhe Kylie Jenner me një jumsuit elegant sollën, në vëmendje rozën pastel të Balmain.

Ndërsa Camila Cabello vjen me një rozë gati në pink nga Armani Prive, si për të thënë se ngjyrat e ndezura janë ende në modë. Dhe nëse mendoni se rozën e sollën në vëmendje vetëm femrat, prisni të shikoni kostumin e Post Malone-s, për t’u bindur njëherë e mirë.

Cardi B me Theirry Mugler (vjeshtë ’95)

Katy Perry Balmain

Anna Kendrick

 

Zuri Hall

Camila Cabello Armani Prive

Post Malone

Tayla Parx

 


TË NGJASHME