HomeTeknologji

Tashmë Alexa mund të ‘ngjallë’ personat tuaj të dashur përmes zërit

Shpesh kemi dëgjuar nga njerëz që u ka vdékur ndonjë person i dashur se do të donin ta dëgjonin sërish zërin e tyre, tani së shpejti mund ta ktheni këtë në realitet falë teknologjisë së re të zhvilluar nga Amazon.
Altoparlanti inteligjent i Amazon Alexa mund të programohet për të kopjuar zërin e një të dashur të ndjerë, ka njoftuar gjigandi i shitjes me pakicë, i cili, thotë ai, mund të ndihmojë për t’i bërë kujtimet të qëndrueshme.

Teknologjia e re u zbulua në konferencën re: “MARS” të Amazon në Las Vegas, e cila ishte e fokusuar në inteligjencën artificiale (AI), automatizimin dhe robotikën.

Shpresohet se teknologjia mund t’i ndihmojë njerëzit të ndihen më afër me të dashurit që kanë vdékur kohët e fundit, sipas Rohit Prasad, nënkryetar i lartë i Alexa AI dhe shkencëtar kryesor në Amazon. “AI nuk mund ta eliminojë dhimbjen e humbjes së familjarëve, por ajo definitivisht mund t’i bëjë kujtimet e tyre të përhershme dhe të gjalla”, tha ai.

Prasad demonstroi teknologjinë duke treguar një regjistrim të një fëmije të vogël duke dëgjuar një histori, të lexuar përmes Alexa-s me zërin e gjyshit të tij që kishte ndërruar jetë.

Alexa tashmë mund të flasë me zërin e të famshmëve, por kjo ka nevojë që personazhi i famshëm në fjalë të regjistrojë orë e orë të tëra përmbajtje audio për ta bërë këtë në mënyrë efektive. Megjithatë, teknologjia e re e Amazon ka nevojë për më pak se një minutë përmbajtje audio në mënyrë që të kopjojë një zë në një cilësi të dallueshme.

Prasad shtoi se ne po jetojmë në një “epokë të artë të AI” ku fantashkenca po bëhet realitet./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME