HomeShowbiz

Tashmë e sigurt, ja ku do e shohim Ariana Grande-n këtë herë

Këngët e Ariana Grande janë të dëgjuara kudo në botë. Projekti i fundit muzikor i këngëtares ishte 5 muaj më parë dhe titullohet “Break up with your girlfriend, I’m bored”, këngë e cila pati sukses të madh.

Por këtë herë këngëtaren do e shikojm në një tjetër projekt por jo në muzikë. Ariana sapo ka konfirmuar publikisht se shumë shpejt do ta shohim në sezonin e ri të “Kidding”, krah aktorit me famë botërore Jim Carrey.

Në një foto të publikuar në Instagram këngëtarja shkruan:

“Pa fjalë! Mirënjohëse për eksperiencën më speciale të jetës time. Është çmenduri të kaloj kohë dhe të punoj me dikë që e kam adhuruar para se të mësoja të flisja. Është akoma më shumë çmenduri të mësosh se personi është akoma më special dhe i ngrohtë personalisht, sesa e kishe imagjinuar. Unë do të kem një paraqitje të vogël në sezonin e ardhshëm të “Kidding” . Kjo eksperiencë është një ëndërr! Faleminderit, faleminderit, faleminderit Jim dhe Dave që më morët. Kam kaq shumë për të thënë por fjalët s’mjaftojnë”.


TË NGJASHME