HomeSociale

Tashmë pjesë e Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare

Shqipëria është bërë pjesë e Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje Përmes një mesazhi ministria thekson se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë koalicion.

“?? | Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC). Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku”, thuhet në mesazhin e ministrisë së Mbrojtjes.


TË NGJASHME