HomeLajme

Task-Forca ‘shkund’ Doganën e Tiranës, merren 13 masa disiplinore

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se Task-Forca Antikorrupsion ka marrë 13 masa disiplinore në Degën Doganore Tiranë.

Strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar – Dhjetor 2018

Kështu është marrë masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore.

Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore.


TË NGJASHME