Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit i deklarimit për individët me të ardhura mbi 2 mln lekë, 30 prilli

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të kujtojë se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Deklarata për të ardhurat e përfituara në vitin 2017, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit  e-Filing, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2018/dritare.net

Related posts

E dini që brenda Bankës së Shqipërisë ka një muze?

Mila

Euro nuk po ndal rënien, ja me sa u këmbye sot

Mila

Euro pëson sërish ulje, me sa këmbehet

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!