HomePolitikë

Taulant Balla flet për rikthimin e opozitës në tryezë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për uljen e opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, rreth një vit pasi dogji mandatet.

Balla tha se PD ka bërë kthesë ndryshim 180 gradë në qëndrimin e saj, ndërsa pretendon se mes tyre nuk ka patur një marrëveshje të fshehtë para realizimit të tryezës. Numri 2 i PS shkoi më tej duke deklaruar se “nëse do të kishte kulisa, s’do merrej më me këtë profesion”.

“Nuk është aspak e vërtetë kjo që mund të jetë një marrëveshje, apo lëshim. Unë jam sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit të PS, kam qenë personi që kam ngritur kallëzimin penal për këtë çështje. Sa i përket çështjes së lobimit, mund të them se ende sistemi i drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar testin e vettingut”, theksoi socialisti, ndërsa për çështjen e lobimit rus nga Lulzim Basha, kërkoi të dijë se kush qëndron pas saj.

PD nuk ka deklaruar shpenzimet dhe sot pas dy vitesh hetime dhe 2 orëve vendim e verteta nuk ka dalë. Pse nuk u lejua nga gjykata që të vinte të dëshmonte Nikolas Muzin? Nga kush janë paguar mbi 600 mijë USD për lobimin e PD-së në SHBA?”, tha Balla në studion e ABC News.

Për kërkesën e vazhdueshme të ndërkombëtarëve që partitë politike të ulen në tryezë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se “qëndrimet e SHBA dhe BE kanë qenë publike për të nxitur këtë lloj dialogu. Nuk është sekret”.

Sipas tij, opozita joparlamentare ka reflektuar për gabimet e 2019 duke kuptuar se në demokraci funksionale, pa u ulur në tryezë, nuk ka zgjidhje.

Gjithashtu Balla tregoi edhe si do të funksionojë  puna e komisionit dhe tryezës 4-she.

“Në ligjin zgjedhor do të reflektohen të gjitha sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR për tre palë zgjedhjet e fundit, por edhe rekomandimet e Bundestagut. PD-ja i është kthuer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qendrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese.

Të gjithë aktorët e rëndësishsëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve. Për ta shpjeguar më qartë për qytetarët, kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve europiane. Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra sunojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor”, deklaroi numri 2 i PS, ndërsa shtoi se këta ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR.


TË NGJASHME