HomePolitikë

Taulant Balla: Viti 2019 hap negociatat me BE për Shqipërinë

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur për largimin e kryebashkiakëve të PD-së, për pretendimet se kutitë janë mbushur me vota më datë 30 qershor dhe për negociatat e Shqipërisë me BE.

Numri dy i PS u shpreh se kryebashkiakëve të PD iu mbaron mandati më 10 gusht, ndaj dhe brenda dy javëve kryebashkiakët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit do të marrin detyrën.

I pyetur nga gazetari nëse do të nxirren me forcë nga policia nga zyrat, Balla nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por është shprehur se iu sugjeron kryetarëve të djathtë të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli një zyrë, pasi sipas tij, në bashki, sidomos në Shkodër e Kamëz, duhet të nisë menjëherë puna e të majtëve.

Pyetja: Kryebashkiakët e PD kanë thënë se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, si do shkojë kjo punë, do i nxjerrë policia?

Balla: Ka një afat kushtetues të mandatit të kryebashkiakëve. Për ata që nuk janë zgjedhur afati përfundon më 10 gusht. Asnjëri prej tyre nuk qëndron, këto vetëdeklarimet janë pjesë e sjelljes gaztoreske që ka bashkuar SHQUP-in e LSI. Procesi është shumë i qartë dhe besoj brenda dy javëve të ardhshme marrin detyrën kryebashkiakët e rinj.

Të gjithë kryetarët që nuk janë rizgjedhur kanë mbaruar mandatin e tyre, ndaj dhe nuk mund të qëndrojnë asnjë ditë dhe nuk mund të japin asnjë shërbim. Unë ju sugjeroj të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli nga një zyrë. Në Shkodër apo në Kamëz kryetarët e rinj duhet të fillojnë menjëherë, për të çliruar ato bashki nga pengmarrja politike shumëvjeçare dhe për ta vënë atë në krye të punëve dhe shërbim të njerëzve.

Qytetarët zgjodhën më 30 qershor, pjesëmarrjen nuk e shoh të ulët. Basha, Berisha, Kryemadhi e Meta u përpoqën të kërcënonin e intimidonin çdo qytetar shqiptar të merrnin pjesë në zgjedhje. Ne e mundëm Sali Berishën me 700 mijë vota më 2013 dhe përsëri i mundëm të katër liderët e opozitës me mbi 700 mijë vota. Në kushtet e një normaliteti PS do kishte dashur ta kishte fitoren me kundërshtarët përballë, por ky është një moment i rëndësishëm, pasi ka fituar shteti i së drejtës, shteti me ligje. PD i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në zgjedhje. Arsyeja pse nuk mori është e vetme: fati politik i Lulzim Bashës, i cili nëse do të hynte në këto zgjedhje, do të humbte.

Taulant Balla tha se pretendimet e opozitës se kutitë janë mbushur me vota më datë 30 qershor janë thashetheme.

“Në rast se do të kishte fakte për mbushje kutish, do të kishte padi, por ka thashetheme dhe alibi. Në karrigen ku jam ulur unë, keni pasur deputetë të PD, LSI etj. Unë kam thënë se e rëndësishme më 30 qershor që shqiptarët do të dalin në zgjedhje. Beteja ishte që shqiptarët do të dalin apo jo në zgjedhje. Ka pasur përpjekje ionstitucinale nga presidenti i Republikës e shoqëruar nga përpjekja kriminale e krerëve opozitarë për të penguar zgjedhjet.

Shqiptarëve iu vu në rrezik e drejta kushtetuese themelore që në vend mund të zgjedhësh e të zgjidhesh demokratikisht e lirisht. Ky nen i Kushtetutës është fitorja më e madhe për PS.  Çdo palë kishte të drejtë të hynte në zgjedhje. Pas këtyre zgjedhjeve, s’do ketë liderë që të bëjnë alibi për interesa personale. E rëndësishme për ne është që shqiptarë të votojnë.  Pritej që më 30 qershor, gjysma e qendrave të votimit të mos hapej. Por kjo nuk ndodhi. Në kushtet që ishim, më 30 qershor kishte pjesëmarrje të mirë. Mund të them se procesi i votimit ka qenë tejet transparent. Cdokush që ka dëshirë mund të drejtohet në institucionet e drejtësisë. Edhe rastet kur thonë se nuk përputhen me votat e pjesëmarrjes, që e thoshte Sali Berisha. Berisha vetëm lëshon vrer në përroin e tij psikik, në Facebook”, tha Balla.

Balla tha se 2019 është viti i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Balla theksoi se më 2020, Shqipëria hyn në procesin e negociatave me BE, ndërsa me kalimin e kohës, vendi ynë do të integrohet në familjen europiane.

Shqipëria ka agjendë shumë të rëndësishme komunikimi dhe reformash. 2019 është viti kur Shqipëia do hapë negociatat. Më 2020 ne hyjmë në negociata me BE. Hapja e negociatava ka rëndësinë e vet, por Shqipëria do të bëjë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Hapja e negociatave është vetëm fillimi i procesit drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria sot është një vend ku kanë fituar parimet bazë të demokracisë.

Unë si kundërshtar i tij i uroj Bashës jetë të gjatë në krye të PD. Ajo që duhet thënë është se sot Shqipëria është një vend ku kanë fituar parimet themelore të demokracisë. Parlamenti nuk është institucin ku hyn dhe del me duar në xhepa, por është institucion ku duhet të respektosh mandatin e popullit. Shkatërrimi i PD dhe i LSI buron nga tradhtia e liderëve. Ne thamë se 30 qershori nuk ndryshon. Uroj që PD dhe LSI të kenë refelktuar. Janë 45 zotërinj dhe zonja janë caktuar nga Basha dhe Kryemadhi”, tha ai.

Taulant Balla vlerësoi se reforma në drejtësi është një nga sukseset më të mëdha të qeverisë, vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, duke shtuar se këtë reformë nuk e duan liderët opozitarë.

“Raporti i Komisionit Europian tregon se reforma në drejtësi ka ndikuar në vendimin për mundësinë që BE të hapë negociatat me Shqipërinë. Presidenti Meta ka denigruar reformën në drejtësi, kryereformën e Shqipërisë”, tha Balla.



TË NGJASHME