HomeSport

Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, është bërë sot (e mërkurë) baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti Xhaka, përmes një fotografie të vogëlushit të porsaardhur në jetë, të publikuar në Instagram.

“Mirësevjen në botë engjulli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”, kanë qenë fjalë e Taulantit në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për ardhjen në jetë të djalit që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti.

View this post on Instagram

?? MR. & MRS. XHAKA ??

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on


TË NGJASHME