Lajme Sport

Taulant Xhaka mund të debutojë në premierligën angleze

Granit Xhaka është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Arsenalit që prej transferimit të tij të bujshëm në Londër, por brenda pak muajsh, një tjetër lojtar shqiptar me të njëjtin mbiemër mund të debutojë në premier ligën angleze.

 Taulant Xhaka, mesfushori i përfaqësueses kuqezi, ka hyrë në kontakte me Newcastle për një kalim potencial në merkaton e janarit.

Raportohet se transferimi i mundshëm i një lojtari si Xhaka do rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve.

Trajneri i njohur Rafael Benitez i ka kërkuar pronarit Mike Ashley që të finalizojë operacionin me një kosto krejtësisht të përballueshme. Skuadra që është pagëzuar me pseudonimin “Qymyrxhinjtë”, e vlerëson Taulant Xhakën rreth 3 milionë Euro, shifër që do ta përfitojë Bazel në rast shitje.

Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka.

Related posts

Skandali/ Të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike në Tropojë

Mila

Moderatorja Stewart për Rihannën: “Unë shoh një fejesë dhe një bebush”

Maria news

“Shengeni Ballkanik”, Mustafa i përgjigjet Ramës

Mila
Na Kontaktoni!