HomeShowbiz

Tayna dhe Kejvina krah Maluma-s, çfarë po paralajmërojnë gocat

Tayna dhe Kejvina Kthjella janë mikesha të mira, por kur vjen puna tek ylli kolumbian me famë botërore, Maluma nuk falin. Këngëtari pëlqeu një video të Taynës ku ishte duke kërcyer me një nga hitet e tij dhe ajo vendosi ta bëjë publike këtë gjë. Por reagoi modelja Kejvina, e cila i shkruajti: “Është i zënë Maluma moj”. Këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej me një frazë teksti të këngës së saj, duke i thënë: “Po, me mua, po lidhja jonë është vetëm në snap”.

Pas kësaj, modelja Kejvina Kthjella i bëri të qartë se mund ta mbajë në rrjetin social Snapchat dhe tregoi se e ka në Instagram. Biseda ishte miqësore dhe e shoqëruar me zemra.

Tashmë menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka bërë pak shaka me gocat. Ai ka publikuar disa foto të biletave nga koncerti i Malumas që do të mbajë në Itali dhe shkroi:

“Për zjarr në 1 korrik mezi pres të të shof si prezantuese Kejvina dhe të shof super performancën e Taynës përkrah Maluma” dhe ka etiketuar vajzat. Këtë postim e ka publikuar edhe Kejvina në profilin e saj.

calt.png

TË NGJASHME